Pas një periudhe shkëputjeje, Aulona Musta i është rikthyer televizionit me emisionin më të ri “Natën me Aulonën”.

Mesa duket, gazetarja ka pasur emocione dhe frikë për këtë projekt të ri, ndenja të cilat e ka ndihmuar e bija që t’i tejkalojë.

Mesazhet e Amarës drejtuar nënës së saj ishin shumë domethënëse dhe motivuese, jo vetëm për Aulonën, por për të gjithë dhe bukuroshja meriton gjithë duartrokitjet tona.

“Ka diçka që ti duhet ta dish dhe që do të të bëjë të ndihesh më mirë. Shiko, ti je shefja e atij projekti. Ti do ta bësh sepse ti je SHEFJA! Shefet nuk kanë kurrë emocione mami! Edhe nëse bën ndonjë gabim të vogël dhe të thonë “Aulona, tani duhet të fillojmë përsëri”, thjesht thuaj “Unë jam shefja dhe nuk kam frikë!”. Mos e lër frikën të të kontrollojë! Thuaj “Do ta bëjmë sërish dhe do ta bëjmë më mirë këtë herë”. Këtë duhet të bësh me emocionet e tua. Ti je shefja, ti e ke fuqinë, ti je ajo që do t’iu thuash të gjithëve se çfarë të bëjnë. Ti je shefja! Ti nuk ke kurrë frikë! Ti ke fuqinë! Ti je shefja më e mrekullueshme nëse beson në vete. Beso në vetvete! Gjithmonë nëse ke frikë vendose dorën në zemër dhe thuaj “Unë kam besim te ti. Unë të besoj ty zemra ime!” dhe ti mund ta bësh, ti je e mrekullueshme”