Lionel Messi duket se i ka dhënë këshilla për merkaton trajnerit të Barcelona-s, Xavi-t, gjatë darkës të zhvilluar para pak kohësh në Barcelonë.
Argjentinasi ka këshilluar ish-shokun e tij të skuadrës që të mos marrë shokun e tij të ekipit te PSG, Xavi Simons, kontrata e të cilit me klubin francez në fundin e këtij sezoni.
18-vjeçari ka qenë një lojtar i moshave të Barçës, por në 2019-ën është transferuar me kosto zero te parisienët, ku nuk ka gjetur shumë hapësira dhe duket se po mendon të kthehet në Katalonjë.
Dëshira e Simons duket se nuk do të realizohet për shkak të Leo Messi-t, i cili, sipas El Nacional, duket se ka informuar trajnerin e katalanasve se holandezi nuk është përmirësuar aspak, as në aspektin sportiv dhe as në atë njerëzor, që nga momenti i largimit të tij nga Barcelona.