“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, Keli Hoxha.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.
autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.
Më pas, ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.
Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar, por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”.
tch






