Mos kini frikë,” tha presidenti amerikan.

“Ne dolëm sërish në betejën e madhe për liri, një betejë mes demokracisë dhe autokracisë, mes lirisë dhe represionit… Në këtë betejë duhet të kemi sy të qartë. Kjo betejë nuk do të fitohet as me ditë e as me muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara”, tha Biden jashtë Kështjellës Mbretërore në kryeqytetin polak.

Fjalimi i presidentit Biden u shoqërua me ovacione nga turma e pranishme, kur ai përmedni Ukrianën dhe rezistencën e saj.

“Tani në luftën e përhershme për demokraci dhe liri, Ukraina dhe populli i saj janë në vijën e parë, duke luftuar për të shpëtuar kombin e tyre dhe rezistenca e tyre e guximshme është pjesë e një lufte më të madhe për … parimet thelbësore demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë”, tha ai.

“Mesazhi im për popullin e Ukrainës është një mesazh që ia dërgova sot ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes, të cilët besoj se janë këtu sonte: Ne qëndrojmë me ju” shtoi Biden.