Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjnë më vete në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Pavarësisht aludimeve në mediat, kreu i PD-së, Basha është shprehur se nuk ka asgjë që e ndan nga LSI-ja, duke e konsideruar një bashkim historik. Sipas tij, ajo që e bashkon PD-në dhe LSI-në është dëshira për ndryshim.

“Nuk ka asgjë që na ndan, as ne dhe as shqiptarët. Ne na bashkon dëshira për ndryshim, dëshirë që e prek kudo. Në fakt nëse mund ta them për shumë njerëz ndryshimi ka filluar prandaj i shikoni me sytë e mbushur me shpresë. Me këtë lëvizje që ndiej kudo jam i bindur se ky bashkim do të jetë historik, në kuptimin do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve dhe do të jetë një mësim i mirë për këdo që mos ta provojnë më kurrë që një njeri i vetëm apo një grusht njerëzish të monopolizojnë pushtetin, ekonominë, të varfërojnë njerëzit. Ajo që na bashkon është dëshira për ndryshim, si parti politike dhe si shqiptarë. Dhe 25 Prilli është dita e ndryshimit me votë.” tha Basha për News 24

BASHA DHE KRYEMADHI PAS TAKIMIT – Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e LSI, pas nje takimi ku eshte vendosur pershkallezimi i aksionit opozitar me bllokimin e akseve rrugore ne 12 qarqe te vendit. /r/n/r/nBASHA AND KRYEMADHI AFTER THEIR MEETING – SMI leader Monika Kryemadhi and DP leader Lulzim Basha, leaving the SMI headquarters, after a meeting where they decided the opposition action on blocking the main roads in 12 districts of the country.