Gjatë ditës së sotme është mbajtur marshimi që ishte lajmëruar nga qytetarët kundër abuzimit të të miturës 15 vjeçare në Rrëshen.
Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në shenjë sensibilizmi në një marshim në sheshin ‘Skënderbej’. Ata mbanin pankarta të shumta në duar ku mes të tjerave lexoheshin frazat: “Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko Djalin”, etj.
Ndërsa në marshimin që qytetarët kanë bërë në sheshin ‘Skënderbej’ ka rënë në sy mënyra e veçantë që një qytetarë ka zgjedhur për të protestuar, duke dalë nudo në mes të sheshin me pankarta në duar.
Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës.
