Shqiptarët shpikin arsye nga më të ndryshme për të kundërshtuar dëbimin në shtetet perëndimore. Ndërsa shumica e vënë theksin tek borxhet, rreziqet ndaj tyre dhe familjes, një i ri e lidh kundërshtimin e dëbimit me preferencat e tij seksuale.

Kur gjykatësi e pyeti Ergis Metajn, 23-vjeç se pse kërkonte azil në Irlandë, ai u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri lidhur me fenë e familjes së gruas së tij. “Nën çfarë lloj kërcënimi jeni?”, pyeti gjykatësi Johnson.

“Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual”, u shpreh Metaj cituar nga mediat vendase. Hetuesi Leo Mulrooney i tha gjykatës se kishte një urdhër dëbimi për të pandehurin dhe do të hynte në fuqi kur të skadonte çdo dënim i shqiptuar. Media irlandeze shkruan se i pandehuri kishte përshtypjen se mund të qëndronte në Irlandë, por një urdhër dëbimi duhej të pritej në këtë lloj rasti.

I riu shqiptar u kap në flagrancë me kanabis me vlerë 119,736 euro të dorëzuar në një kuti në banesën e tij në Sligo. Një bandë shqiptare droge, siç u tha në gjykatë e kishte postuar pakon në Sligo me korrier, por ajo u kap në Aeroportin e Dublinit dhe policia vendosi ta vinte nën vëzhgim deri në dorëzimin e kontrolluar, duke çuar më pas në arrestimin e Metaj më 22 mars të vitit të shkuar, një vit pasi mbërriti në Sligo me gruan e tij duke kërkuar azil.Metaj u deklarua fajtor për posedimin e kanabisit me vlerë mbi 13,000 euro për qëllime shitjeje ose furnizimi më 4 tetor ndërsa gjykata e dënoi atë të martën. I pandehuri kishte shkuar në Irlandë me një pasaportë të rreme greke. Metaj, në prova, deklaroi se kishte shkuar në Irlandë në shkurt të vitit 2022. Gruaja e tij aktualisht jetonte në strehimin e refugjatëve në Sligo dhe kishin një fëmijë që tani ishte tetë muajsh. Ai tha se kur erdhi për herë të parë në Sligo kishte punuar në një lavazh.

Ad 

Unmute