Detaje të reja nga arrestimi i Sokol Bodes,kishte 4-ditë që ishte kthyer në Berat nga Anglia. Në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të kufizuara.U kap në orën 21:25 minuta dhe u gjet i shtrirë në divanin e sallonit të tij.
Burime konfidenciale bëjnë me dije për Egnatia News ,se Informacioni për mbërritjen në Berat të Sokol Bodes ishte siguruar në rrugë operative.Bode kishte ardhur në Berat 4-ditë më parë dhe qëndronte i fshehur në banesën e tij në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.Në drejtim të banesës së tij janë nisur 2 furgona policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.Kanë qënë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qënë edhe efektivë të forcave Shqiponja.Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes,e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë. Pas futjes së policisë në banesë,nëna e Bodes ja ka plasur të qarit dhe ulërimave,ndërkohë që Bode e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej”.Burimet policore bëjnë me dije se përpara se të hipte në furgonin e policisë,Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara,që ndodhej në rrugën jashtë banesës.
Ai është shoqëruar në ambjentet e DVP Berat,për veprime të tjera proçeduriale,ndërkohë që mësohet se Bode do të transferohet drejt Tiranës.