Do vendosim nenin Basha, që ndalon kandidimin oër kryetarin që humbet zgjedhjet, që të mos na kthehen më si ai. Mos u kthefshin më kurrë si ai. S’jap dorëheqjen thotë se merrem për frikacak. Por ka shumë muaj që nuk takon asnjë demokrat dhe është mbyllur në muret e tij. I tmerruar nuk thotë më që nuk janë firmat, sepse po vërtettohen përditë, por kërkon të thërrase anti-kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi. Të gjithë analistët e narkoshtetit me në krye Baton Stanishiqin , nga mëngjesi në darkë merren me mbrojtjen e tij. Lëre pastaj, është një grup tjetër i vogël, që ja kanë shitur shpirtin djallit. Të premten shkojnë në xhami të lajnë mëkatet por në fakt hyjnë mëkatëre dhe dalin mëkatëre, por s’merremi me ta, ja lëmë zotit. Janë gramat e fundit të Edi Ramës, dhe pengut të tij për të shuar pluralizmin.
Dje ishte ditë e rëndë për pluralizmin. Dje në parlament u votua me 110 vota, bashkë, me uirdhër të Bashës, u votua kontrata për vaksinën. Një kontratë që është kritikuar nga mediat botërore. Pse kaq frikë paske ti? Më interesant ishte ligji, le ta quajmë Toyota Yaris, ai i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqerohej me dhjetëra aendamende, peng-kryetari detyroi grupin të votonte ligjin. Pse? Sepse u akuzua për larje parash me dosjen Muzin. Shkoi në Apel, ndërhyri me gjithë forcën Edi Rama dhe e mbylli, por e mbylli me turp. Por dosja nuk shkoi në GjL si asnjëherë tjetër. Dosja u varros në apel, duke shkelur ligjet e vendit . Dje që flitej në parlament për larjen e parave, e mbylli gojën dhe e qepi, sepse Rama do t’i kujtonte Nik Muzinin. Dua t’i them, zotërisë së tij, dosjen e ke mbyllur duke lënë veten peng. Të garantoj se në Shqipëri dhe SHBA do të përballesh me ligjin dhe rreptësinë më të madhe të ligjit, sepse ke shkelur ligjin amerikan, dhe atë shqiptar edhe je i pashpresë dhe do vendosësh para ligjit.
Home AKTUALITET POLITIKË “Mos u kthefshin më kurrë si Lulzim Basha”, Berisha bën paralajmërimin e...