Zgjedhjet e 11 majit kanë përplasur këtë të hënë deputetin socialist Eduart Shalsi me atë demokrat Flamur Hoxha.
Kujtojmë se edhe Flamur Hoxha edhe Eduart Shalsi kandidojnë në listën e mbyllur të qarkut Kukës.
Eduart Shalsi: Mos u merrni me banalitete, por me ide, sa e ke dashur ti e disa të tjerë qarkun e Kukësit e sa keni bërë gjatë këtyre viteve lërjani qytetarëve të mençur, në gjithë Shqipërinë do ta kuptoni akoma më mirë, se është kjo sjellje që ju ka mbajtur në opozitë 3 mandate dhe mandatin e katërt.
Flamur Hoxha: Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja, për problemet që u ngritën, u mor me partinë, me mua dhe opozitën, unë sapo e thashë në këto 4 vite, duke u marr me opozitën se qenkja e keqja Shalsi Harroi të ballafaqohet me kuksianët pse janë të varfër, pse nuk ka rrugë, pse nuk ka energji, pse në 4 vite nuk e ka takuar shoqatën e tokave të përmbytura, qoftë Shalsi apo para tij. Flamur Hoxha nuk është deputet në këtë Parlament nëse s’fiton në Kukës, o unë o ti të jemi Parlament nëse Kukësin e fitojmë ne apo ju.
