Shkrim nga Albana Tare.

Nuk di pse më duket kështu!
Por, kur shoh përreth shumë doktoratura që shtojnë radhët e të papunëve maksimalisht të kualifikuar, më vjen të ulëras!

Njësoj si Raxh Kapuri ( personazh i një filmi indian), që shëtiste rrugëve me 2 diploma universiteti, e me rezultate të shkëlqyera, por që mezi mbijetonte, duke kaluar nëpër lloj lloj peripecish, nga më të rëndat për njeriun!

Vetëm se me një ndryshim!
Për diplomat e tij, ai nuk kish harxhuar kaq shumë para sa prindërit e sotëm, për fëmijët e tyre! Jooo!

Por edhe me një ndryshim tjeter te madh!
Ai i kishte vlerësime të merituara, e jo të blera apo plagjiatura lehtësisht të kuptueshme, si këto të doktorrantëve të sotëm!!!

E madje, madjee…edhe me ndryshimin tjetër seee…
Në kohën e Raxhit, diplomat e merituara, nuk kishte shanse të nënvlerësoheshin nga ato të blerat e të pamerituarat, sepse nuk egzistonin këto palo modele të turpshme të niveleve të larta të shkollimit akademik, qoftë shtetëror e qoftë privat…!

Eeee…
E as edhe këto kartone, të blerë e stërblerë, sa në shtet e sa në privat universitete, që sot shkojnë vetëm për të plotësuar dosjet e për t’u mburrur lart e poshtë, sepse ato nuk po i mbarojnë dot punë të aftëve, që i fitojnë ato meritueshëm, por të paaftëve u bëjnë punë të madhe ama! Sepse ua kanë ndierë mirë lezetin të paaftët, të cilët me anë të tyre, po ngjiten në lartësi të mëdha, të paimagjinueshme as nga vete mendja e tyre ëndërrimtare!

EHHH…SHQIPËRI…SHQIPËRI….!!!

E thonë pastaj se përse largohet brezi nga vendi…!!!

Largohet, për të gjetur vlerësimin dhe meritokracine, e cila nuk u gjet dot kurrë në këtë vendin tonë, të cilin me duket se vete në e kemi ndërtuar për së prapthi….!!!

E FAJIN MË DUKET SE E KA ” KOHA “! Po, po! Koha ku kemi fatin të jetojmë…”KOHA E RAXH KAPURIT”.