Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në një konfrontim të hapur ushtarak me Rusinë. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara.
Sipas saj një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor.
“Pas provokimit të një përshkallëzimi të krizës ukrainase dhe lëshimit të një konfrontimi të dhunshëm hibrid me Rusinë, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me vendin tonë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Është e qartë se një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor”.