Red Boy emri i vërtetë i të cilit është Zerail Dijon Rivera, ishte 21 vjeç. Të shtënat ndodhën pak pas orës 4 të enjten ku Rivera ishte ulur në makinën e tij dhe po fliste me një mik në internet, tha policia.
Reperi po filmonte veten në mediat sociale nga sedilja e përparme e makinës së tij kur një sulmues i panjohur u afrua në dritaren anësore të shoferit dhe hapi zjarr disa herë.
“Ishte një e shtënë me armë dhe duket se ai ishte në shënjestër,” tha Toger Ti Goetz i Departamentit të Policisë Hawthorne, i cili shtoi se Rivera “duket të jetë një anëtar i një bande”.
Në fotot e tij në rrjete sociale, reperi shpesh herë pozonte me armë dhe me objekte të tjera të ngjashme.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i lirë, ndërkohë policia nuk ka njoftuar ndonjë zhvillim tjetër në këtë rast. I dyshuari nuk mund të shihet në videon e publikuar.
Sipas prestigjizes “Daily Mail” reperi është qëlluar 12 herë dhe policia është shprehur se vrasja ka të bëjë me mosmarrëveshjet midis bandave.
icon style