Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News për të folur për situatën në PD.

Oerd Bylykbashi ka deklaruar se reforma zgjedhore e miratuar nga Rama, veçanërisht heqja e koalicioneve tradicionale i ka skushtuar zgjedhjet e 25 prillit PD-së.

“Rikthmi ynë në parlament ka qenë i debatueshëm. Edhe baza e partisë së PD-së filloi të mësohej me një realitet tjetër. Ne kemi bërë protestën me çadrën. Është e thjeshtë t’i gjykojmë më pas. Por kemi bërë protesta të mëdha, aksione të mëdha politike. Parti e qendrës së djathtë, konservatore, që do të thotë funksionimi i shtetit në favor të individit është shumë e rëndëisshme, ne dolën në rrugë. Në 2.5 vite na bëri të humbnim një element shumë të madh, parlamentin. Parlamenti është instrument shumëi madh që na jep mundësinë të bëjmë opozitë të fortë. Momenti kur e humb është pamundësi e madhe. Nëse do të ishim në parlament ne do të impononim më shumë në reformën zgjedhore dhe mbi të gjithë nuk do të ishte hequr koalicioni i madh që bëri Rama. Pasoja ishte humbja e zgjedhjeve. Mosqënia bashkë në koalicion na kushtoi. Gjendemi në një situatë ku mbas 25 prillit ka zhvillime që nkanë çuar në këtë debat të madh. Po ndodh një situatë e fortë brenda PD-së që ka nevojë për zgjidhje”, deklaroi Bylykbashi.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se Foltorja e Berishës ka filluar të rigjenerojë bazën e partisë. Ai shtoi se nëse kjo lëvizje nuk do të kishte nisur, atëherë PD do të shkonte drejt një gjumi vdekje.

Sipas Bylykbashit, partia jo vetëm që është thjesht në një krizë të thellë pas humbjes së zgjedhjeve, por lidershipi nuk po inspiron më.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se Foltorja e Berishës ka filluar të rigjenerojë bazën e partisë. Ai shtoi se nëse kjo lëvizje nuk do të kishte nisur, atëherë PD do të shkonte drejt një gjumi vdekje.

Sipas Bylykbashit, partia jo vetëm që është thjesht në një krizë të thellë pas humbjes së zgjedhjeve, por lidershipi nuk po inspiron më.

“Ne jemi deputetë të PD-së. Siç thonë italianët ‘jo të gjitha të këqijat vijën për të bërë dëm’. Hera e parë që i ndodh një opozite që të jetë për 3 mandate në opozitë. Është e madhe drama. Menjëherë pas zgjedhjeve pati një përshpëjteim. Më i rëndësishmi veprim që ndodhi ishte ai i 9 shtatorit, largimi i z.Berisha nga grupi parlamentar. Prodhoi një lëvizje politike që ka marrë emrin Foltore. Janë zhvillime politike që po e rigjenerojnë bazën e partisë. Nëse nuk do ndodhte Foltorja, partia do të shkonte drejt një gjumi vdekje. Rama e sheh qeverisjen të gjithë në dorën e tij. Ky eshtë produkti i të menduarit autokratik të këtij kryeministri. Nga ana tjetër kemi një opozitë që jo vetëm ka humbur zgjedhjet, jo vetëm ka një krizë të fortë, por edhe nuk inspiron me lidership. Në këtë situatë njerëzit kërkojnë zgjidhje”, tha ai.

I pyetur a ka nevojë që politika shqiptare të pastrohet, Bylykbashi deklaroi se patjetër që po, por mekanizmi si synohet të bëhet vetingu i politikanëve është i gabuar.

“Pa dyshim. A bëhet kjo me një goditje? Dyshoj për ktë. Kemi ligjin e dekriminalizimit, ka dhënë efekt, por ende ka persona që tentojnë të futen. Korrupsioni është galopant. Kei një mënyrë qeverisje korruptive që e quajme PPP. Kjo shitet si mënyrë qeverisje. Vetingu i politikanëve, kauza është e Lulzim Bashës në vitin 2018. Mekanizmi i vetingut është i gabuar. E thotë komisioni i Vencias. Është destabilizues dhe mund të çajë në kapje të vetingut, sa i takon atij në drejtësi apo atij në politikë. Ajo po ndodh në gjyqësor por eshtë e sigurtë që do ndodhë dhe në politikë. A kemi instrumenta për ta bërë vetingun e politikanëve? Po, kemi ILDKPI, SPAK, por mund t’i largojmë dhe me votë. Me SPAK-un e e fortë, të ehtohen dhe të çohen në burg politikanët. Më mirë 30 politikanëve dhe gjyqtarë të dënuar në mënyrë të drejtë. Më e rëndësishme të bësh betejën e drejtë. Qëllimi është fisnik por mënyra si bëhet mund të jetë problematike, na tha Komisioni i Venecias”, theksoi Bylykbashi.

Më tej, Bylykbashi tha se vendi ynë ka nevojë për një sistem zgjedhor që frenon kryeministrin Rama.

“Kemi një mënyrë sulltanore qeverisje. Na duhet një sistem zgjedhor që frenon këtë kryeministër. Kemi një sistem zgjedhor toksik, të padrejtë. Brenda një partie politike, kandidatët vjedhin votat e njëri-tjetrit. Të mendojmë me kujdes për zgjidhjen. Një sistem që kufizon kryeministrin. Na duhet të bëjmë reforma të vërteta jo thjesht t’i hedhim tani në tryezë. Reformë është të ulësh të diskutojmë dhe shohim kush janë zgjidhjet. Do të martohet interesi i palëve për interesin publik”, përfundoi ai.