Gazment Bardhi ka folur ditën e sotm pas mbledhjes së opozitës për krijimin e Federatës, ku është pyetur edhe për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, gjatë së cilës nuk ka takuar asnjë përfaqësues të opozitës.
I pyetur se si e ka interpretuar këtë detaj, Bardhi u shpreh se sipas tij, është një mesazh që ka dashur Blinken të dhurojë, ndërkohë që e rëndësishme është ruajtje e aleancave me partnerët strategjikë.
“Siç unë besoj, nuk është çështje kohe, por është çështje mesazhi që ka dashur të japë Sekretari amerikan i Shtetit Blinken, dhe në varësi të këtij mesazhi, është ndërtuar edhe agjenda. E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHA-të dhe partnerët e tjerë strategjikë,”- tha Bardhi.