Gjatë orëve të paradites ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja të shfaqë vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, megjithatë nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por do të mbeten konstante në mesditë duke, u luhatur nga -4°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga veriperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
