Erion Murataj PSD

Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimti të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore.

Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.