Në orët e para të mëngjesit; Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pas – mesditës dhe në vijim; pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.
Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang vendi.