Erion Murataj PSD

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ngrohta që vijnë nga Veriu i Afrikës, duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në gjithë territorin.

Sipas shërbimeve meteorologjike, gjatë ditës pritet që të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me diell, ndërsa herë pas here do të ketë vranësira të lehta kalimtare, veçanërisht në zonat juglindore të vendit.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpërndara në të gjithë vendin.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Vlerat ditore pritet të luhaten nga minimumi prej 5°C në verilindje, deri në maksimumin prej 28°C që do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë nga drejtimi verior dhe veriperëndimor me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në zona të caktuara mund të arrijë shpejtësi deri në 40 km/h. Në brigjet detare, pritet dallgëzim i lehtë, deri në 2 ballë.