Neza dhe Duçka i dhanë më vonë ndihmë hetimit. McGonigal, sipas Departamentit të Drejtësisë “nuk i kishte zbuluar në asnjë moment FBI-së marrëdhënien e tij financiare me Personin A [Neza], dhe as i pandehuri McGonigal nuk kishte zbuluar kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B [Duçka] siç kërkohej”.
Koha e ngjarjeve të përshkruara në aktakuzë tregon se Muzin ishte lobisti që McGonigal po synonte. Siç ka raportuar “New York Times” , “Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobitistit Nicolas D. Muzin.”
Është e pasigurt se deri ku ka vazhduar ndonjë hetim i FBI-së për Muzin. Asnjë akuzë nuk u ngrit kundër tij. Muzin i tha “Times” në një deklaratë se ai “nuk kishte arsye të besonte se ishte viktimë e këtij hetimi të rremë”. “Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.
Muzin nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment nga “Mother Jones”.
Raporti i “Mother Jones” në vitin 2018 ndezi lajme në faqet e para në gazetat shqiptare. Një vit më pas, prokurorët shqiptarë e akuzuan Bashën për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me çështjen Biniatta Trade. Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta. Partia e tij ka këmbëngulur se i ka paguar Muzin vetëm 25,000 dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se përse një njësi tjetër (domethënë Biniatta Trade) do t’i paguante një lobisti amerikan një shumë të majme për të ndihmuar PD-në.
Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë 2021, Rama udhëhoqi partinë e tij drejt një tjetër fitoreje ndaj PD së Bashës dhe fitoi një mandat të tretë si kryeministër. Basha u largua nga PD një vit më parë dhe u zëvendësua nga themeluesi i partisë, Sali Berisha, të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të asaj që Departamenti i Shtetit thotë se është “përfshirja e tij në korrupsion të konsiderueshëm”.
Mbeten shumë pyetje rreth këtij episodi. Pse qeveria shqiptare ishte kaq e shqetësuar për përpjekjet e lobimit pro PD? Çfarë informacioni i kaloi McGonigal-it? A përfshinte financimet që shkuan për Muzin? A e hetoi FBI plotësisht Muzin? A përfshiu ai hetim gjurmimin e origjinës së parave që siguruan lobimin e tij?
Nuk ka ende asnjë shpjegim se përse një kompani misterioze e lidhur me Rusinë ka paguar për një lobist republikan për të përdorur ndikimin e tij me GOP dhe konservatorët për të ndihmuar një parti politike shqiptare të krahut të djathtë.
Kryqëzimi i përrallës së McGonigal dhe ai i financimit të lobimit të Muzin nga Biniatta Trade i bën dy histori misterioze edhe më shumë. Një lobist amerikan mori para të lidhura me Rusinë për të ndihmuar një parti politike në një vend të vogël ballkanik.
Dhe një agjent i FBI-së përfshihet në hetimin e atij lobisti, me sa duket me urdhër të një partie rivale shqiptare. Shqipëria, ashtu si Rusia, është shumë e korruptuar, e rrënuar nga akuzat se shumë zyrtarë, duke përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.
Sagat e bashkuara të Biniatta Trade dhe Charles McGonigal tregojnë se sa lehtë ai korrupsion depërtoi në Shtetet e Bashkuara.