Rikthehen reshjet e shiut, dëborës dhe ngricave ditët në vijim.

Pasditen e kësaj të diele priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa të hënë priten reshje intensive. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 400 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Nesër pritet që reshjet e dëborës të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

https://eb3956ac084394e2aa62c1df2cdbf3cc.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në të gjitha qarqet.

Për sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 13 °C; në vendet e ulëta: 4 / 12 °C; në vendet malore: -4 / 4 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet pritet të fryjë e fortë.