Vjen i nxehti afrikan. Meteorologia Lajda Porja thotë se territori shqiptar do të preket këtë javë nga temperatura të larta që do të shkojnë mbi 40 gradë. Berati, Gjirokastra, Elbasani do të jenë zonat që do të shënojnë 40 gradë, por sipas meteorologes, kjo temperaturë do tejkalohet në zona të tjera.
“Masat ajrore me origjinë afrikane kanë përfshirë pjesën më të madhe të Mesdheut, ku me epiqendër janë në Italinë jugore, duke sjellë temperatura dhe vlera ekstreme. Sot moti është i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Nuk priten reshje. Starton me temperatura 35 gradë dita e martë do të sjellë përmirësim akoma më të dukshëm të motit, ku dielli do të jetë prezent. Do të rritje të temperaturave deri në 37 gradë. E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj jave. Presim temperatura të larta, që do të shënohen në brendësi të territorit. Do të jetë qarku i Beratit, Gjirokastra, Elbasani, zonat ku do të shënojnë 40 gradë. Në zona të izoluara edhe mbi këtë vlerë. Temperatura nga 35-38 gradë, presim përgjatë vijës së bregdetit, ku 37 do të jetë Saranda dhe Ksamili. Zona disi më e freskët do të jetë juglindja.”, tha ajo.