Duke filluar nga mbrëmja e sotme, një valë e ftohtë polare do të përfshijë rajonin tonë. Mediat italiane shkruajnë se vendi do të goditet nga një prej moteve më të ftohta të 20 viteve të fundit.
“Temperaturat minimale na kujtojnë se jemi ende në mes të dimrit. Rrymat që vijnë nga lindja-verilindja janë shumë të ftohta pasi Ballkani po përfshihet nga një valë të ftohti me temperatura nën zero edhe në mes të ditës. Sa do të zgjasë kjo valë e ftohtë? Në Itali deri të mërkurën, por një shpërthim përfundimtar i ajrit të ftohtë nga Poli i Veriut është i mundur në fund të shkurtit”, shpjegon Lorenzo Tedici, meteorolog për IlMeteo.it.
Duket se ky mot i ftohtë do të përfshijë dhe Shqipërinë. Të mërkurë temperaturat në Tiranë do të bien deri në -2 gradë Celsius dhe moti do të vijojë i ftohtë deri në fundjavë.
