
Kushtet e këqia atmosferike në gjirin e Durrësit dhe brigjet italiane sollën pezullimin e lundrimit të trageteve ditën e diel.
Për shkak të erës së fortë, kompanitë e lundrimit njoftuan se se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit, lundrimet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të parashikuara për nisje më datë 23.03.2025, do të pezullohen.
Lundrimi i trageteve në të dy brigjet do të rinisë normalisht mbrëmjen e së hënës, në orën 22:00, pasi parashikimet atmosferike flasin për përmirësim të kushteve të motit. I vetmi që ka lundruar pa probleme përgjatë ditës së diel ka qenë trageti i linjës Ankona-Durrës-Ankona.
Mbrëmjen e së dielës nuk ka patur lundrime as nga Durrësi dhe as nga Bari, ndërkohë, procesi i përpunimit të anijeve ka rifilluar mëngjesin e sotëm, përkatësisht në Terminalin Perëndimor, Lindor dhe atë të Konteinerëve, sipas planizimit të Dispecerisë së Portit.
Nga ana tjetër, vijon të mbetet i pezulluar aktiviteti i flotës së peshkimit, pasi kushtet e motit në det të hapur nuk janë ende optimale për të lejuar lundrimin e peshkarexhave.
