Erion Murataj PSD

Moti i keq ka goditur Greqinë duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dherash, ndërsa shumë banesa ndodhen nën ujë.

Gjithashtu një tornado ka shkaktuar dëme masive në disa zona në Rodos, pasditen e kësaj të marte.

Erëra të forta kanë rrëzuar pemët, ndërsa mediat greke raportojnë edhe për mjete të dëmtuara.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur heqjen e pemëve nga zona në mënyrë të sigurt.

/abcnews.al/