Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën në vend pas reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë natës.Sipas ARRSH, reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa aktualisht vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, të shoqëruara me rritje të temperaturave.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, duke punuar për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe inertet, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur rrezik për ngrica.






