
Sot gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar, autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në këtë fushë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve të mjeteve lundruese.
Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të hënën në mbrëmje.
Për shkak të motit të keq, ndalohet edhe lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në datën 25 mars, në mëngjes, kur pritet përmirësimi i situatës hidrometeorologjike.
