Në Elbasan është pezulluar vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjec. Sic duket shkak janë bërë kushtet klimaterike dhe moti me shi.

Tendat e vaksinimit kanë qenë të zbrazura ndërsa qytetarët nuk janë njoftuar më herët se nuk do të vaksinoheshin sot.

Duke qenë se institucionet nuk kanë pasur një koordinim të mirëfilltë mes tyre, kjo ka shkaktuar që të moshuarit të qëndronin në rradhë për disa orë dhe më pa janë larguar drejt shtëpive të tyre pa mundur të vaksinohen. Ata shprehen të indinjuar përse nuk ishin njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do të vaksinoheshin sot.

Në lidhje me pezullimin e procesit të vaksinimit në qytetin e Elbasanit, burime zyrtare kanë njoftuar se procesi ishte spostuar në qendrën sportive të qytetit por jo të gjithë të moshuarit e kanë marrë në kohën e duhur informacionin për ndryshimin e vendndodhjes së vaksinimit të tyre.

Ndërkohë në Elbasan ende nuk ka nisur vaksinimi i gazetarëve , pasi këta të fundit mbeten skeptikë përsa i takon origjinës së vaksinës anti-Covid. Në total deri tani në Elbasan janë vaksinuar 10 mijë persona.

Faxweb.al