Reshjet e dendura të shiut pas mesnate sollën problematika në disa aksesh rrugore në Kukës. Rënie masive inertesh pati në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe.
Rruga u bllokua për disa orë por fatmirësisht në momentin e shkarjes nuk pati qarkullim automjetesh. Kompania kontraktore punoi për tre orë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës.
Aktualisht rruga është e qarkullueshme./abcnews.al