Gjatë orëve të fundit zonat malore në disa qytete të vendit janë mbuluar nga dëbora
Krujë
Mbi lartësinë 800 metra nga niveli i detit ka nisur dëbora, dhe Qafshtama është e mbuluar me dëborë ku trashësia arrin afro 10 cm, po gjithashtu është i mbuluar me dëborë edhe mali i Krujës e Sarisalltiku. Me makinë të vogël rruga nuk është e kalueshme.
Lezha
Gjatë natës kanë vazhduar rreshjet me intensitet të ulët, herë herë deri mesatar. Situata paraqitet e qete .
Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një renje të nivelit me 0.3 m.
Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë.
Vërehen ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit.
HEC-i i Shkopetit dhe HEC Qafë Mollë , vijonë shkarkimet në nivel mesatar , pa shkaktuar dëme .
Bora e parë ka rënë dhe në disa fshatra të Elbasanit, megjithatë nuk ka bllokim të rrugëve.