Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se për shkak të motit të keq me erë dhe shi ka detyruar nisjen disa orë me vonesë të trageteve që udhëtojnë drejt Italisë.
Por pavarësisht kësaj, nuk janë krijuar vonesa në mbërritjen e trageteve në Bari ku raportohet se procesi i përpunimit të mallrave po vijon pa probleme.
Njoftimi Autoriteti Portual Durres:
Porti sot, 06.12.2021
Për shkak të motit të paqendrueshëm, në Port sot ka prezencë të reshjeve të shiut, shoqëruar me erë të fortë nga kuadrati i jugut.
Era gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 22m/s, ndërsa sasia e deritanishme e reshjeve ka arritur në 28.0 mm, shoqëruar me temperatura në minimunin e tyre 7.0 gradë celcius dhe maksimum prej rreth 14.0 gradë.
Era do të vijojë të jetë prezente në pjesen e pare të ditës, me shpejtësi deri 15m/s. Në pjesën e dytë pritet rënie e intesitetit të saj.
Valëzimi në det arrin deri në 6-7.
Kushtet e motit kanë ndikuar në nisjen e trageteve drejt Barit me disa orë me vonesë, përkatësisht “Af Francesca” nisur në orën 02:35 dhe “Rigel VII” nisur drejt Barit në orën 02:50.
Ndërsa nuk janë krijuar vonesa në mbërritjen e trageteve në Portine Durrësit, të dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë akostuar në oraret e parashikuara.
Procesi i përpunimit të mallrave vijon pa probleme.