Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port por nuk është ankoruar. Pritet përmirësimi i kushteve të motit që të ankorohet trageti për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve. Sakaq është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datën 09.12.2021 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
2. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Për shkak te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka mbërritur në portin e Vlorës por nuk është akostuar, po qëndron në rade, me përmisimin e kushteve hidrometeorologjike do të akostohet për të shkarkuar pasagjerët dhe automjetet.
4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021/ 14:00. /abcnews.al