Probleme të shumta në qark
Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit kanë vijuar reshjet me intensitet të lartë e si pasojë janë shkaktuar problem të shumta në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Gjate nates eshte bllokuar me intervale kohe nga inertet aksi Elbasan-Rrogizhine në segmentin Paper-Paulesh. Ne akset nacionale Elbasan –Qafë thane ka pasur rrëshqitje gurësh në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.Në aksin Qafthane dhe Librazhd- Stebleve në fshatin Stebleve ka pasur edhe reshje dëborë trashësia e të cilës arritio në deri 6 cm.
Më problematike ka qenë situata në aksin nacional Librazhd -Zgosht ku ka pasur rënie të një masivi dheu. Në asnjë moment nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, dhe firmat kontraktuese kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren.Në fshatin Mlizë diga e rezervuarit Mlizë u rrezikua nga prurjet e shumta, u morën masa të menjëhershme me uljen e shkarkuesit dhe uljen e nivelit të ujit rreziku u kalua.Në Fshatin Muriqan lumi Shkumbin pengon kullimin e ujrave për shkak të nivelit të lartë dhe kemi disa përmbytje të vogla prej 1 ha.
Përsa i përket furnizimit me energji elektrike kemi pasur ndërprerje të vazhdueshme në disa zona. Ne bashkine Gramsh ne Njesinë administrative Poroçan eshte i bllokuar fshati Gjere dhe Holtas si dhe veshtiresi pati vështirësi për qarkullimin edhe në qender te Poroçanit pasi perroi i Licajt doli në .Ne Nj.A Kushove eshte bllokuar fshati Kërpicë. Ne Nj.A Pishaj eshte shembur pasarela e fshatit Liras. Veshtiresi per kalim ka në fshatrat Bicaj, Posnovisht, Kishte. Në bashkinë Gramsh për shkak të transformatorit të tensionit të lartë në Shtërmen ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë gjithë ditës.
Defekti është eleminuar në orën 18.30
Po punohet aktualisht për riparimin e linjave të furnizimit në Nj.A Gracen e Xibrake të bashkisë Elbasan.Aktualisht NJ.A Orenje, Lunik janë pa energji elektrike si dhe Fidri i Shpatit në Elbasan.Situta problematike ka bërë që në akset dhe vendet ku ka pasur më shumë problem të jetë në terren për të inspektuar prefektja e Elbasanit Majlinda Perriu.