Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës.
Sipas Meteoalb, parashikohet të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8 gradë deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.