Sipas MeteoAlb: Mbetet moti i qëndrueshëm prezent në pjesën më të madhe të vendit tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat Veriore dhe Qëndrore. Por në zonat Jugore të Shqipërisë vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruara reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në territorin e Kosovës. Gjitashtu parashikohet të ketë dhe intervale me kthjellime. POR herë pas here vranësirat do të shtohen në vend dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e paqëndrueshme atmosferik vijojnë të jenë dominuese në të gjithë MV duke bërë që të ketë vranësira të shumta, të cilat pritet të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta dëbore në territorin e MV gjatë ditës së diel