Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cerm Divjakë pranë fshatit Cermë Shkumbin.
Në aksident janë përfshirë një motor dhe një tip “Volswagen”. Drejtuesi I motorit Afrim Nergjoni 42 vjeç nga Cerma I cili udhëtonte i vetëm ka goditur nga pas makinën.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka marrë shumë dëmtime ku më pas është transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës.
Nga informacionet e marra drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të shumta dhe është nën kontrollin e mjekëve.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se 42 vjeçari në momentin e aksidentit ishte i dehur.