Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Vajkan. Mësohet se një motor përplaset me një makinë.
Si pasojë e aksidenti drejtuesi i motori ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
