Dy motra dhe vëllai i tyre u goditën këtë të hënë nga rrufeja dhe “goditjen e ferrit” e kanë kapur në foto.
Foto që shihni më sipër është shkrepur në momentin kur rrufeja ka rënë mbi tre anglezët, teksa ata kanë qenë duke bërë ‘selfie’ me njëri-tjetrin.
Rachel, Isobel dhe Andrew shpëtuan mrekullisht me vetëm disa djegie të lehta, teksa ndodhen në spital për trajtim.
Ata janë shprehur për “BBC” se u ndalën poshtë një peme kur filloi stuhia e shiut pasi kishin dalë shëtitje me biçikletë.
“Donim një ‘selfie’ me pamje të trishtuar për shkak se moti u prish dhe na u desh të ndalonim shëtitjen tonë. Papritmas, unë rashë përtokë dhe mbaj mend që vetëm kam dëgjuar një gumëzhimë të fortë”, tha Isobel.
Teksa Rachel ka pësuar djegie në kofshë, kraharor dhe krahu iu paralizua përkohësisht.
Isobel kishte një pllakë titani të mbjellë kirurgjikisht në krahun e saj pas një aksidenti me biçikletë vitin e kaluar dhe familjes iu tha se metali mund të ketë tërhequr energjinë elektrike.
fax