Trajneri i Romës, Jose Mourinho, gjatë një deklarate për mediat është shprehur mjaft i kënaqur për mikëpritjen që i është bërë në Shqipëri.
Mourinho solli dhe një shembull ku tregoi se gjatë një ndjeshje në Hollandë ai dhe ekipi kanë qëndruar dy orë në aeroport, ndërsa në aeroportin e Rinasit nuk patën asnjë problem dhe u pritën mjaft mirë.
Gjithashtu trajneri nuk mund të qëndronte pa komentuar stadiumin “Air Albania” për të cilin u shpreh se është mjaft i bukur.
“Na kanë pritur shumë mirë. Kemi pak që erdhëm, më duket bukur. Mikpritja më bëri përshtypje. U ndieva mirë në aeroport. Në vende të tjera na kanë trajtuar keq. Më vjen mirë të vizitoj vende të reja. Këtu është mirë. Përshembull, kur luanim kundër Vitesse në Holandë, na lanë dy orë në aeroportin e Eindhoven dhe nuk e di përse. Na bënë shumë kontrolle, na shikonin si kriminelë, donin të gjenin diccka. Këtu ka qenë ndryshe. Kaluam pa pengesa, hoteli është pak metra larg stadiumit, stadiumi është i bukur dhe fusha ka një gjendje perfekte. UEFA mund të kritikohet se stadiumi nuk ka 60 mijë vende. Jam i lumtur që jam në Shqipëri për të luajtur këtë finale shqiptare nëse mund të themi kështu”, tha Mourinho.