13 vite më parë Bashkia e Elbasanit rrëzë Rrapit të Bezistanit nisi gërmime përmes të cilave zbuloi këtë bazilikë. Që prej kohës kur doli në dritë mozaiku vetëm u pastrua. Pas vitit 2018 nuk është bërë asnjë investim dhe ka mbetur i mbuluar me rërë.
Ky ishte dhe një sugjerim i studiuesve dhe arkeologëve nga Parisi, të cilët u morën me pastrimin dhe restaurimin e tij. Kjo vetëm për momentin e parë. Më pas ata këshilluan që të vendosej një roje që mos dëmtohej nga qytetarët. Bazilika Paleokristiane ndodhet në qendër të Elbasanit dhe prej kaq shumë vitesh ka mbetur një set i harruar. Abc u interesua në bashki dhe nënkryetarja e saj, Vesa Liço tha se për tu parë nga vizitorët duket një plan i mirëmenduar.
“Është e vështirë të bëhet e aksesueshme pasi duhet një infrastrukturë e mirëfilltë të menduar mirë nga specialistët. Infrastrukturë që duhet të mundësojë që te jetë e pashëm, e vizitueshme për çdo turistët, e mos cenohet nga frekuentueshmëria e vizitorëve. Kjo do jetë në plani e gjithë rivitalizimit të qendrës së qytetit, të kalasë, të lulishtes ku është shtëpia etnografike. Rapi i Bezistanit dhe bazilika janë në fokus të politikave tona të brendshme”.
Në pjesë qendrore të bazilikës është kupola e një kishe, e cila sipas arkeologëve dhe studiuesve përmban mozaikun më të bukur që kemi në Shqipëri. Por prej më shumë se 3 vjet ajo nuk shihet më./Abcnews.al