Në ditët e sotme rrjetet sociale tregojnë shumë. Nëse dikush e heq dikë nga Instagrami, në të shumtën e rasteve do të thotë që i kanë shkëputur lidhjet me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende arsyeja, por kjo ka ndodhur së fundmi me Mozzikun dhe Loredanën.
Çifti shumë i dashur për publikun nuk ndiqen më në rrjete sociale. Dyshja i kanë bërë lëmsh të gjithë, pasi ata u ribashkuan vetëm pak kohë më parë.
Dukej se gjërat mes tyre po shkonin për bukuri, por diçka ka ndodhur. Mbetet të presim një reagim nga Mozzik dhe Loredana.