Grupi korean BTS, ka kryesuar edhe këtë vit në ndarjen e çmimeve të MTV EMA.
Kënga e parë e grupit në gjuhën angleze, “Dynamite” regjistroi gati 34 milion transmetime në SH.B.A. dhe 300,000 shitje në javën e saj të parë, duke e bërë BTS grupin e parë korean që debutoi në Nr. 1 në Listën e Singles të Billboard Hot 100 të SHBA. Të nominuar për disa çmime BTS arritën të çojnë në shtëpi katër prej tyre : Best Song, Best Group, Biggest Fans dhe Best Virtual Live, duke u bërë kështu ” mbretërit” e spektaklit.

Megjithëse në masa të forta sigurie për shkak të pandemisë, spektakli i dhuruar ngrohu zemrat e të gjithë njerëzve, pasi këtë vit ndryshe nga vitet e shkuara nuk u përqendrua në një qytet të vetëm. Nga Budapesti David Guetta dhe Raye dhuruan spektakël me drita nën tingujt e hitit”Let’s love”, ndërsa Maluma performoi 2 prej hiteve të vitit “Djadja” dhe “Hawái”. Por, ajo që mori jo pak vëmendje ishte performaca e grupit “Little Mix”, të cilat sollën për publikun mbarëkombëtar hitin “Sweet Melody”.

Ndarja e çmimeve, solli të papritura dhe përmbysje në pritshmëritë e tij. Lady Gaga e nominuar për 6 çmime arriti që të marrë me vete 2 prej tyre: Best Artist dhe Best US Act.
S’mund të kalonte pa vëmendje sigurisht edhe fakti se fituese në këtë spektakël ishte edhe shqiptarja Loredana Zefi, e zgjedhur si “Artistja më e mirë e vitit në Zvicër”.

Lista e plotë e fituesve:

Best Video: Dj Khaled -Popstar ft Drake

Best Artist: Lady Gaga

Best Song: BTS – “Dynamite”

Best Collaboration: Karol G – Tusa ft Nicki Minaj

Best pop: Little Mix

Best New: Doja Cat

Best Latin: Karol G

Best Rock: Coldplay

Best Hip Hop: Cardi B

Best Electronic: David Guetta

Best Alternative: Haley Williams

Video for Good: H.E.R – I can’t breathe

Best Rush: YUNGBLUD

Best US Act: Lady Gaga