MTV Video Music Awards 2021, do të mbahet këtë vit në kushte normale, ndryshe nga viti i kaluar ku situata pandemike krijoi kushte të pafavorshme për zhvillimin e këtij evenimenti.
Në listën e kandidatëve të këtij viti kryeson Justin Bieber dhe pas tij kryesojnë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo. Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur të nominohet në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.
Evenimenti, i cili pritet të jetë më i ‘paharruari’ deri tani, do të mbahet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator. Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Netëork, Pop, TV Land, VH1 dhe The CË Netëork.
Teksa rastet me Covid-19 po vazhdojnë të rriten, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, tifozëve, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një dhe Barclays Center po punon ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkohen adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline.