Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë.
Në një konferencë për gazetarët, Manaj deklaroi se pjesa e dytë e sfidës, e cila përfundo me rezultatin 2-2, mund të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë.
Manaj shpreson për fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Spanjës.
“Besoj se në pjesën e dytë, Kroacia do sulmonte, ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Ekipi tjetër ka lojtarë cilësorë. Pjesën e dytë mund ta menaxhonim më mirë situatën. Jemi të kënaqur me barazimin. Shpresojmë të marrim fitore me Spanjën”, theksoi Manaj./abcnews.al
