Gjenoma njerëzore ruhet në një memorie të vecantë prej kristali. Ka specifika të shumta kjo memorje e krijuar nga kërkuesit e Universitetit “South Hampton” në Mbretërinë ë Bashkuar, që mund të mbijetojë miliarda vite pa iu prekur asnjë e dhënë.

Kristali i përdorur për të ruajtur të dhënat që do t’i mbijetonin një shfarosjeje masive hipotetike dhe përbën trashëgimi humane në Tokë, është në gjendje t’i rezistojë temperaturave deri në 1000 gradë. Mund të durojë një forcë impakti direkt deri në 10 ton për cm2, gjithashtu nuk dëmtohet edhe po të ekspozohet ndaj radiacioneve kozmike, dhe mund të memorizojë deri në 360 terabyte të dhëna pa u degraduar.

Ne forme vizive në brendësi të saj përveç 4 elementëve universal hidrogjen, oksigjen, karbon dhe azot, janë 4 bazat e ADN-së dhe struktura e tyre molekulare, pozicionimi në një kromozom.

Edhe pse sot nuk është e mundur ende të krijohet një organizëm duke u nisur vetëm nga informacionet gjenetike, nuk përjashtohet që në të ardhmen biologjia sintetike mund të jetë në gjendje të arrijë qëllimin.

Kjo memorie ruhet në një kapsulë në ‘Arkviven ManKind’ që gjendet në një shpellë prej kripe në Austri.

Klan News