Mungesa e vazhdueshme me proçesorëve, e shkaktuar nga shumë shkaqe të ndryshme (bashkë me përhapjen e pandemisë), ka prekur prodhimin e disa makinave, smartphone-ve dhe PS5.
Kjo është hera e parë që është sugjeruar se dhe pajisjet e Apple do të “vuanin” nga kjo mungesë, sipas Bloomberg. Apple planifikonte se në 3 muajt e fundit të 2021 do të prodhojë rreth 90 milionë iPhone 13 të rinj, por tashmë kjo shifër ka shkuar në 80 milionë.
Analisti Dan Ives nga Wedbush tregoi se performanca e shitjeve të iPhone 13 ka qenë shumë e mirë, sidomos në Amerikë dhe Kinë. “Apple po parashikon prodhimin e mbi 5 milionë pajisje më pak deri në sezonin e pushimeve nëse kërkesa e konsumatorëve qëndron e njejtë deri atëherë.” shtoi ai.
Shefi ekzekutiv Tim Cook paralajmëroi gjatë raportimeve të mëparshme se mungesa e proçesorëve do të ndihej dhe më tepër gjatë 3 mujorit të fundit të këtij viti, njësoj si në të gjithë kompanitë e tjera. Kjo gjë mund të rezultojë në një dëm $7.2 miliardë për shkak të shitjeve të parealizuara sipas TechRadar.