Home AKTUALITET Mungesa e prodhimit vendas, çmime të larta për shportën e varfër të...

Mungesa e prodhimit vendas, çmime të larta për shportën e varfër të konsumatorit shqiptar

11

Vala e rritjes së çmimeve të konsumit në vend, cila po nxitet nga kërkesa e pazakontë post-karantinë, mund të mos ishte kaq e theksuar nëse vendi nuk do ishte kaq shumë i ekspozuar ndaj mallrave të importit.

Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar vlerëson se nëse në vend do prodhoheshin produkte bujqësore dhe blektorale në cilësi e sasi të konsiderueshme, duke mbështetur sektorin e bujqësisë, efekti i shtrenjtimit të produkteve mund të ishte amortizuar.

Rritja e mundshme e çmimit të energjisë sipas Rrapajt, jo vetëm që do rrënonte bujqit e fermerët, por do krijonte efekt domino duke sjellë automatikisht shtrenjtim të mëtejshëm të produkteve të shportës dhe jo vetëm.

Rritja me shpejtësi e çmimeve në një spektër të gjerë artikujsh që erdhi pa paralajmërim nga tregjet ndërkombëtare, për një vend në zhvillim, si Shqipëria, ku mundësitë për të amortizuar efektet janë të pakta dhe konsumi është i bazuar në import, goditjet janë më të ashpra, sidomos në buxhetet e konsumatorëve