Monumentet e Kulturës të Kategorisë së Parë, përveç tabelave që mbajnë në dyert e vjetra,disa prej të cilave të vendosura që në kohen e regjimit komunist, nuk kanë parë asnjë përkujdesje, apo investim nga strukturat përkatëse që i kanë klasifikuar për vlerat që mbartin.
A2 CNN ka sjelle dy shembuj nga dy vende të ndryshme, ku monumentet e kulturës janë thuajse të degraduara. Niça e Pogradecit dikur një qendër e madhe banimi me 12 kisha dhe 5 ura që datojnë nga 600 vjet me parë, aktualisht është katandisur vetëm me një ure dhe një kishë, të cilat klithin me zërin e mekur që të shpëtohen.
Edhe kisha e këtij fshati ndodhet në të njëjtën gjendje te mjerueshme.
Duke u zhvendosur më në jug të vendit kemi vizituar kishën e Shën Kollit në Saraqinisht në Gjirokastër, ku vetëm tabela e vendosur që në kohen e monizmit të le të kuptosh që kisha është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që në vitin 1976. Ndërsa aktualisht rrezikon ekzistencën e saj si pasojë e neglizhencës së institucioneve.