Xavi Hernandez pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës javën e ardhshme.
“Mundo Deportivo” ka njoftuar të enjten se Xavi tashmë ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Al Saddin, që i skadon në vitin 2023 për ta marrë drejtimin e Barcelonës.
Mirëpo, drejtuesit e klubit nga Katari i kanë kërkuar Xavit që ta udhëheqë ekipin edhe në dy ndeshjet e ardhshme, të cilat i zhvillon të shtunën dhe të mërkurën.
Te Al Saddi i kanë bërë të ditur Xavit se nuk do ta pengojnë të jetë trajner i Barcelonës dhe nuk do të kërkojnë nga klubi spanjoll asnjë kompensim.
E Xavi thuhet se u ka premtuar atyre një ndeshje miqësore me Barcelonën në Katar.
Barcelona të enjten, një ditë pas shkarkimit të Ronald Koemanit, e emëroi përkohësisht për trajner Sergi Barjuanin që ka qenë në krye të ekipit B.