Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka shprehur kritika të shumta për protestën e opozitës të zhvilluar sot përpara kryeministrisë. Karabina tha për “Panorama TV” se në protestë mungonte fryma dhe nervi i tubimit. Sipas saj, ky nuk është revolucion, ashtu siç e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha. Karabina shtoi se revolucionet nuk kanë axhenda, por shpërthejnë vetë nga qytetarët.

Mirela Karabina: S’kam qenë pjesë e protestës pasi nuk e kam pasur të qartë se për çfarë kauze u protestua sot. Ishte shumë e paqartë se për çfarë po protestohej. Thjesht për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Por për çfarë arsye? Përballë duhet të kishte një opozitë, një alternativë.

Protesta e sotme ka një moral të thyer, pasi nëse ishte një protestë fliste për një dosje në SHBA, ku pjesë e aktakuzës ishte kryeministri, atëherë në këtë protestë duhet të kishte dalë dhe emri i Lulzim Bashës. Nëse do ishim në një moment tjetër, pushteti i Edi Ramës do ishte në rrezik. Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar në këto momente, pasi emri i kryeministrit përmendet në mediat botërore.

Ka ndërhyrë për të dëmtuar demokracinë. Opozita nuk e përdori këtë dhe kjo u reflektua nga numri modest i protestuesve. Besueshmëria është në rënie, sidomos me figura dhe politikanë që kanë një kohë të gjatë në politikën shqiptare.

Revolucion nuk ishte. Kemi deformuar shumë koncepte. Revolucioni s’ka nevojë për axhendë, shpërthen. Këtu mungeonte fryma dhe nervi. Protestuesit dukeshin sikur ishin në një situatë tjetër. Turma ishte shumë e qetë. Ishte një grupim njerëzish, ku mungonte entuziazmi. Mungonte alternativa.

Pyetje: Çfarë qëllimesh mund të kenë këta politikanë?

Mirela Karabina: Ka një kontradiktë mes asaj që thuhet dhe asaj që paraqitet. Përmes mesazheve jo të drejtpërdrejta, fillon dhe jo besueshmëria. Mesa duket, në vend që protesta të japë dhe të krijojë një frymë e besueshmëri, ka ndodhur e kundërta. Do ta quaja mjerane atë pamje që pashë me dron.

I ka treguar qytetarëve shqiptarë që jemi një opozitë e shpartalluar përballë një kryeministri. Pamja e protestës sot ishte trishtuese, tjetër është paraqitur gjatë javës, ndërsa realiteti ishte krejt ndryshe. PD ka qindra mijëra votues, dhe kjo është një dëshmi që është e kundërta e asaj që nxirret në media. Lulzim Basha ka bërë një sërë protesta të fuqishme. Me një pamje të tillë, me një opozitë të ndarë, me Berishën që ka një problem personal.

Pyetje: Po thoni që akuzat e hedhura nga lideri demokrat në drejtim të zotit Basha, nuk janë të vërteta për bashkëpunimin me Ramën?

Mirela Karabina: Po krijohen narrativa të ndryshme të pabazuara në të vërteta. Berisha, thjesht në një narrativë politike përdorte fjalën peng. Basha jo vetëm që nuk ka qenë peng, por është punuar kundër tij që të ishte gjithmonë humbës